07/07/2025

Brnabiq u takua me djemtë e kriminelit Radoiçiq-Musliu

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, teksa ka njoftuar se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është takuar me djemtë e kriminelit Milan Radoiçiq, ka thënë se ky është mesazh i zakonshëm i shtetit serb.

Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, është në listën e zezë të sanksioneve nga Departamenti i Thesarit i shtetit amerikan për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.

Ndaj, Musliu ka thënë se Brnabiq nuk ka mundur të takohet me Radoiçiqin, “për shkak të ndërkombëtarëve”.

“Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në mungesë të takimit me kriminelin Milan Radoiçiq, qenka takuar me djemtë e tij – fëmijë. Ky është një mesazh i zakonshëm i Serbisë, me loje të dyfishtë”.

“Me Radoiçiqin nuk u takua (për shkak të ndërkombëtarëve). Me fëmijët e tij u takua (për shkak të atij që nuk u takua me të)”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ka thënë se edhe kryeministrja serbe është në hall të madh, pasi “njerëzit nga partia e saj SNS, në Serbi, dhe ‘dega’ e saj në Kosovë Lista Serbe, janë përfshirë në krim. As në fotografi nuk mundi të dal”.

Ndryshe, Ana Brnabiq ka vizituar Veriun e Kosovës të hënën. Lejen për vizitën e saj e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...