Për të gjetur birimet e shkruara, burime të cilat ende nuk janë të botuara-shtypur, detyrohemi të hulumtojmë në arkiva.
Heuristikë apo studimi i burimeve historike, operon me materialet bazë, materiale këto që i shërbejnë një hulumtuesi historik.
Burimet janë rezultate të veprimeve, të cilat ishin menduar fillimisht, apo për të transportuar njohuritë dhe provat e fakteve historike të prirura për këtë, për arsye të ekzistencës së tyre, origjinës dhe rrethanave tjera.
Pa marrë në konsideratë qëllimin e prodhuesit, dallimi mund të bëhet në mes të këtyre tipeve të burimeve:
Burimet gjuhësore:
gjuha në vetvete; burimet gojore të trashëguara: emrat, përrallat me zana,
mitet, legjendat; këngët popullore; tregimet, gjë a gjëzat, lojërat gazmore, rimat e ndryshme (bejtet); burimet e shkruara tradicionale: shkrimet dhe stilet e shkrimit me dorë; burimet historiografike; burimet letraro-poetike; biografitë; burimet e shkruara administrative (diplomat, regjistrat e dokumenteve publike, burimet legale); indekset personale; indekset e objekteve inventarët; raportet, shënimet, materialet ndihmëse referuese; dokumentet dorëshkrime në përgjithësi; burimet e botuara të propagandës; shënimet dhe publikimet në aktivitetet shkencore në një kuptim më të gjerë; mbishkrimet;
Burimet audio-vizuale;Burimet kompjuterike.
Burime materiale: vendvarrimet, kolonitë, ngulimet, ndërte-sat, tekstilet, veshjet, instrumentet;
Burimet figurative: monumentet e artit vizual, vizatimet
tekniko-shkencore, vizatimet për publikime, harta, shenjat: shenjat fetare, shenjat magjike, shenjat teknike, shenjat politike, veshjet e ushtrive, vulat, shenjat dalluese, fotografitë;
(Walter Hoflechner, Gëzim Hoxha, Romeo Gurakuqi, Hyrje në studimin e historisë, Shkodër, 2004, fq. 11)
Më shumë për arkivistikën shih. Arkivistika-nga Prof.dr. Jusuf Osmani.
Ma.Vehbi Shatri.