15/03/2025

BUZËQESHJA DHE LIDHSHMËRIA E SAJ ME IMANIN

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

A e dini se ekziston lidhshmëri e fortë në mes buzëqeshjes dhe shkallës së besimit në Allahun?!

Çdoherë kur në ty rritet besimi në Allahun dhe të kapurit për rregullat fetare, aq më shumë shtohet ndjenja e të kënaqurit dhe kjo rezulton me buzëqeshje në fytyrën tënde.

A ekziston diçka ditëve të sotme që e nxit besimtarin të buzëqeshë?! Pa dyshim se po. Besimtari duhet ta kuptojë se Allahu ia dhuroi jetën, të dëgjuarit, të shikuarit dhe ia mundësoi të lëvizë dhe të kuptojë, kjo ia shton imanin dhe të kënaqurit me begatitë e Allahut, në anën tjetër ka shumë të tjerë që janë privuar nga këto begati dhe prapëseprapë buzëqeshin.

Po ashtu dije se nëntë nga dhjetë personat që i takon rrugës me buzëqeshje shpresohet që të duan, sepse buzëqeshja është viza për të depërtuar në zemrat e të tjerëve.

Mos harro që kur tjetri të të buzëqeshë, ti mos ia kthe atij me mërrola dhe rikujtoje se buzëqeshja ta zgjatë jetën.

Prandaj, buzëqeshu dhe mos harro që buzëqeshja jote të burojë nga zemra, me qëllim që të depërtojë deri te zemrat e tjera.

Buzëqesh se çdo njeri që e takon në vete bart brenga të shumta.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...