Askush nga Cetinja dhe askund nga Mali i Zi, shpjegon ai, nuk ka hyrë në territorin e Serbisë dhe ka filluar të bëjë demonstrata kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiqit.
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, është kategorik në pohimet e tij se më 5 shtator të vitit të kaluar nuk ra vetëm Qeveria e Zdravko Krivokapiqit, por edhe ajo e Dritan Abazoviqit, e formuar pas atyre ngjarjeve. Edhe atëherë qeveria e Abazoviqit ra, shpjegon Çanak, sepse ai tek atëherë pat filluar, siç thotë ai, “të gënjejë për gjithçka që ndodh”.
– Pas kësaj ai madje tha se ndihej shumë krenar për sjelljen e policisë në Cetinje, e cila, thënë më butë, është diçka që, me sa di unë, as Cetinja dhe as Mali i Zi nuk do ta harrojnë kurrë. Në një mënyrë të keqe, natyrisht, sepse ishte një poshtërim dhe fyerje për Malin e Zi që, mendoj, nuk ka ndodhur kurrë në historinë e re. Kjo ishte shkasja fillestare për shembjen e asaj kulle letrash që agjencia e Kremlinit, së bashku me Kishën e bindur të Serbisë, vendosën në Mal të Zi. Mendoj se kjo është arsyeja pse ata po përpiqen të tensionojnë sa më shumë marrëdhëniet, të krijojnë një konflikt, qoftë në Mal të Zi, qoftë në Bosnje-Hercegovinë apo në Kosovë. Personalisht mendoj se objektivi i parë do të jetë BeH, sepse nuk është në NATO, tashmë ka forca të NATO-s në Kosovë, Mali i Zi është anëtar, kështu që mendoj se do të mundohen të organizojnë diçka në BeH, por nuk e përjashtoj mundësinë e krijimit të incidenteve edhe në Mal të Zi – paralajmëron Çanak.
Arsyeja sipas tij është e thjeshtë.
– Detyra e agjencisë ruse është të mbjellë sa më shumë kaos në Ballkan për të larguar vëmendjen e publikut ndërkombëtar nga planet e saj të dështuara perandorake në Ukrainë. Dhe ky është i gjithë tregimi – pohon ai.
Belvedere, thekson Çanak në një intervistë për Pobjeda, meriton një vend të veçantë në historinë malazeze, por edhe në të ardhmen e tij.
– Belvedere e meriton që pas të gjitha ngjarjeve historike që ndodhën atje, dhe ky i një viti më parë është padyshim një nga më të ndriturit, t’i jepet një tempull i kishës ortodokse malazeze dhe të jetë një kujtesë se në Mal të Zi. liria e gjuhës quhet Belvedere – thotë ai në artikull për portalin malazez Pobjeda.