22/12/2024

Çfarë duhet të dini për rregullat e reja të vizave të Arabisë Saudite

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Banorët e GCC ( 7 vende arabe anetare) tani mund të aplikojnë për viza elektronike, ndërsa udhëtarët nga SHBA, Britania e Madhe dhe BE mund të marrin viza pas mbërritjes.

Arabia Saudite ka përditësuar rregullat e saj të hyrjes për ta bërë vendin më të aksesueshëm për vizitorët.

Një dekret i ri i nënshkruar nga Ministri i Turizmit i vendit lejon banorët e GCC të aplikojnë për viza elektronike përmes portalit të dedikuar online dhe e bën më të lehtë hyrjen për udhëtarët nga Britania e Madhe, SHBA dhe BE.

“Turizmi lidh kulturat dhe lidh komunitetet, ai ofron mundësi dhe ngrit marredheniet me shtetet pereeth, dhe unë jam krenar që drejtoj ministrinë ndërsa ndërtojmë këtë të ardhme së bashku,” tha Ahmed Al Khateeb, Ministri i Turizmit i Arabisë Saudite.

Rregulla të reja hyrjeje për udhëtarët e GCC. Për t’u kualifikuar për një vizë elektronike, vizitorët duhet të kenë një vizë qëndrimi të lëshuar nga një vend GCC me vlefshmëri të paktën tre muaj, dhe një pasaportë që është e vlefshme për më shumë se gjashtë muaj. Aplikantët duhet të jenë të punësuar edhe në profesione të veçanta, të cilat janë të listuara në portal.

Vizat me një hyrje janë të vlefshme për tre muaj dhe vizat me shumë hyrje zgjasin një vit. Opsioni me një hyrje i lejon udhëtarët të qëndrojnë në Arabinë Saudite për një maksimum prej një muaji, ndërsa ka një kohëzgjatje qëndrimi 90-ditore për vizat me shumë hyrje. Aplikantët nuk mund të specifikojnë se cilin opsion dëshirojnë — kjo do të vendoset rast pas rasti nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Kjo vizë elektronike u mundëson të kryejnë Umren jashtë sezonit të Haxhit, siç deklarohet nga Ministria e Haxhit dhe Umres. Haxhilerët që shpresojnë të kryejnë Haxhin do të duhet ende të aplikojnë për viza speciale përmes ambasadës ose konsullatës së tyre më të afërt saudite.

Për fëmijët nën moshën 18 vjeç, prindërit duhet të aplikojnë fillimisht për e-vizën e tyre dhe më pas të riaplikojnë për të miturit. Kostoja për aplikim është 300 rijalë saudite (80 dollarë), plus koston e sigurimit shëndetësor të vlefshëm.

Vende të tjera të pranueshme për eViza

Australia

Brunei

Kanadaja

Kinë

Japonia

Kazakistani

Malajzia

Zelanda e Re

Singapor

Korea e jugut

Rregulla për udhëtarët në SHBA, Britanisë dhe BE:
Si pjesë e rregullave të reja të hyrjes në Arabinë Saudite, banorët e SHBA, Britanisë dhe BE mund të aplikojnë për vizë pas mbërritjes. Aplikantët duhet të kenë një leje qëndrimi të përhershme nga SHBA, MB ose një vend i BE-së dhe një pasaportë që është e vlefshme për më shumë se gjashtë muaj. Vizat do të jepen me mbërritjen në të gjitha portet ajrore, detare dhe tokësore të Arabisë Saudite.

Kostoja për aplikim është 300 rijalë saudite, plus koston e sigurimit shëndetësor të vlefshëm. Përsëri, Ministria e Punëve të Jashtme do të vendosë rast pas rasti nëse do të japë viza me një hyrje apo me shumë hyrje. Vlefshmëria dhe kohëzgjatja e qëndrimit është e njëjtë si për vizitorët e GCC.

Mbajtësit e vizave të SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Shengenit, qoftë për qëllime biznesi apo turistike, mund të hyjnë gjithashtu në Arabinë Saudite pa pasur nevojë të aplikojnë paraprakisht, për sa kohë që viza është përdorur tashmë të paktën një herë dhe ka një vulë hyrjeje nga vendi i lëshimit.

Ashtu si me vizitorët e GCC, kjo vizë u lejon mbajtësve të kryejnë Umren jashtë sezonit të Haxhit.

Të gjitha kombësitë e tjera duhet të marrin vizën e tyre përmes ambasadës së tyre më të afërt saudite. Për të aplikuar, vizitorët e mundshëm duhet të japin prova të akomodimit, një biletë kthimi, dëshmi punësimi, një itinerar fluturimi, të dhëna të plota personale, duke përfshirë një adresë shtëpie dhe një deklaratë bankare si dëshmi e aftësisë pagesave financiare.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...