29/12/2025

Chelsea ofron 60 milionë euro dhe një lojtar për shërbimet e Osimhen

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Chelsea mund të ofrojë para, plus një nga yjet e tyre për të mposhtur Manchester United në garën për të nënshkruar Victor Osimhen, sipas raportimeve të fundit në Ishull.

Sulmuesi i Napolit ka qenë në formë të zjarrtë gjatë këtij sezoni dhe duket se do të jetë një nga lojtarët më të lakmuar kur të hapet afati kalimtar veror.

Klubet e Ligës Premier e kanë vëzhguar 24-vjeçarin teksa ai vazhdon të udhëheqë Napolin drejt titullit të Serie A me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.

Chelsea besohet të jetë në mesin e atyre që i duan shërbimet e tij dhe mund të ofrojë një nga lojtarët e tyre për të marrë nigerianin.

Calciomercato raporton se hierarkia e Bluve mund të përdorë Christian Pulisicin për të provuar të arrijnë marrëveshje.

 

Amerikani ka luftuar për të arritur formën e tij më të mirë vazhdimisht që nga mbërritja në Stamford Bridge dhe mund të përdoret në bisedimet me Napolin për të transferuar Osimhen.

Përveç kartonit të 24-vjeçarit, Chelsea thuhet se do të ofrojë edhe 60 milionë euro, duke shpresuar që klubi italian ta pranojë këtë marrëveshje

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...