Deputetët kërkojnë që Gjykata Ndërkombëtare Penale të ndjekë penalisht Izraelin për krimet e tij.
Tetë deputetë nga Rripi i Gazës kanë paraqitur ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke i kërkuar Izraelit të heqë bllokadën dhe të sigurojë kompensim financiar për të gjithë ata që janë ndikuar prej saj, raporton Anadolu.
Në një deklaratë, Ahmed Bahr, nënkryetari i Këshillit Legjislativ Palestinez, tha se deputetët e ngarkuan avokatin francez Gilles Duvier që t’i dorëzonte ankesën e tyre prokurorit të GJNP-së.
Deputetët kërkojnë që GJPN-ja ta marrë seriozisht dhe menjëherë ankesën dhe të ndjekë penalisht Izraelin për krimet e tij.
Për më tepër, ankesa i kërkon GJNP-së që të nxisë Izraelin që të fillojë krijimin e mekanizmave efektivë për të siguruar përgjegjësi për veprimet e tij të bllokadës dhe agresionit kundër Rripit të Gazës.
Ankesa përmban edhe firmat e shoqatave të avokatëve të Jordanisë, Gazës dhe Marokut.
Sipas një raporti të OKB-së, humbjet e drejtpërdrejta ekonomike që rezultojnë nga bllokada arritën në 16,7 miliardë dollarë midis 2007 dhe 2018. Raporti gjithashtu tregon se kompensimi që kërkohet arrin totalin në 25 miliardë dollarë.