Në një zhvillim të rëndësishëm teknologjik dhe ushtarak, Ukraina ka hyrë në histori si vendi i parë që përdor rregullisht tufa dronësh të pajisur me inteligjencë artificiale (IA) në fushën e betejës.
Kjo teknologji e avancuar po përdoret për të rritur efektivitetin dhe efikasitetin e operacioneve ushtarake në vijën e parë të frontit, shkruan thewallstreetjournal.
Në qendër të kësaj risie qëndron softueri “Swarmer”, i zhvilluar nga një startup ukrainas, i cili u jep mundësi dronëve të fluturojnë në mënyrë të koordinuar, të komunikojnë mes tyre në kohë reale dhe të marrin vendime të pavarura për sa i përket taktikës së sulmit.
Dronët janë të pajisur me algoritme të inteligjencës artificiale që i lejojnë të analizojnë situatën dhe të vendosin vetë kur dhe si të ndërhyjnë në objektivin e caktuar.
Një oficer i ushtrisë ukrainase e përshkroi funksionimin e kësaj teknologjie në mënyrë të thjeshtë, por domethënëse “Ti cakton objektivin dhe dronët bëjnë pjesën tjetër”.