Me rastin e dyvjetorit të sulmit terrorist në Banjskë, njohësi i sigurisë Avni Islami ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për organizimin dhe nxitjen e këtij akti, që përbën agresion të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të Kosovës.
“Sot bëhen dy vjet nga sulmi në Banjskë, i organizuar nga dhe pushteti i Vuçiqit përmes grupit të Milan Radoiçiqit, synimi për të kontrolluar veriun e Kosovës u dështua falë reagimit të shpejtë e profesional të institucioneve tona të sigurisë”, ka shkruar Islami.
Islami i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve perëndimore që të ndëshkojnë Serbinë për këtë akt, duke e mbajtur atë përgjegjëse për përpjekjet për destabilizim dhe cenim të rendit kushtetues të Kosovës.
“Sot, Perëndimi dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajnë Serbinë përgjegjëse për këtë akt të agresionit shtetëror ndaj sovranitetit të Kosovës dhe ta ndëshkojnë atë”, ka shkruar Islami. /Telegrafi/