19/09/2024

E pazakontë në SHBA – Trump kërkon tre debate presidenciale me Harrisin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, kërkon të mbajë tre debate presidenciale përpara zgjedhjeve në muajit nëntor të këtij viti.

Ai tha në një konferencë shtypi të hënën se shpreson të dalë në skenë me zëvendëspresidenten Kamala Harris disa herë përpara se votuesit të fillojnë të votojnë më 5 nëntor, raporton cnn.

“Dua të bëjmë tre debate. Mendojmë se duhet të bëjmë tre debate”, tha Trump.

Ky i fundit pranoi gjithashtu mundësinë e një debati të kandidatëve për zëvendëspresident dhe lavdëroi kandidatin e tij, JD Vance.

ABC News ka konfirmuar se fushatat e dy kandidatëve kanë rënë tashmë dakord për një debat televiziv më 10 shtator.

Kujtojmë se Trump ka mbajtur një debat zgjedhor me presidentin amerikan, Joe Bidenin, i cili u tërheq prej garës presidenciale gjatë javëve të kaluara.

Ndryshe, kandidatët për president tradicionalisht mbajnë dy debate televizive para se të zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...