Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka thënë se janë duke e ndjekur me kujdes rastin e 3 policëve të Kosovës.
Escobar thotë se në secilin rast, është e qartë që 3 policët e Kosovës s’kanë pasur synim që të jenë në Serbi dhe duhet të lirohen.
“Po e ndjekim rastin e tre policëve të arrestuar me shumë kujdes. Ne do të kemi një qëndrim kur të kemi faktet e plota. Tani, janë dy skenarë të mundshme, që ata janë marrë nga territori i Kosovës dhe janë dërguar në Serbi dhe i dyti ata kanë kaluar kufirin pa dashje dhe e kanë gjetur veten në territorin e Serbisë. Por është e qartë që këta polic s’kanë pasur synim për të qenë në Serbi dhe duhet të lirohen”, ka thënë Escobar.
“Sapo të mblidhen faktet, ne do të dalim me një qëndrim”, ka deklaruar Gabriel Escobar.