Tek hafiz Ali Korça dhe tek Fishta, figurat ndahen në dy grupe, janë figurat letrare dhe janë figurat mitoligjike. Por më të pranishme janë figurat mitologjike, pastaj sigurisht kemi dhe figura letrare e artistike. Figurat mitoligjike, gjithmonë janë përdorur nga të dy poetë siç e thashë dhe me herët një alterego ose vetë e dytë e poetit që ta shoqërojnë në tmerrin e përbashkët. Nuk ju ka dukur e duhur pjesëmarrja në vajtimin e kombit vetëm si aspekt personal. Këta kanë bërë, i kanë thirrur figurat në antikitet, psh. Fishta zanën, Korça kulqedren. Me këto figura mitoligjike që e shoqërojnë tmerrin e Shqipërisë etnike.
“Zanë t’këndojmë… a t’vajtojmë deshta me thanë!” në vargun e parë tek Fishta, vargu fillon si këngë, por mbaron si dhimbje. Tre pikëshi shërben për ta parë vargun si ndalesë, aty ku fillon kënga ndërptitet, ndërpritet sigurt edhe zëri, … heshtja shërben si thyrje, është thyer kënga sepse ka ndodhur vaji, vaji për Shipërinբ etnike të ndarë. Tani kënga, kthehet dhe bëhet vaj.
Kurse tek vepra e Hafiz Ali Korçes “Dhelpra dinake, kulqeder e ligë”, pra janë dy personazhe mitoligjike, që iu referohen pak a shumë armiqëve, me të cilat ky është i dëshpëruar dhe i inatosur e që don ta inicojë dhimbjen e madhe.