17/07/2024

Fshati Tomoc i Istogut ndër fshatërat mbi 500 vjeçar

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Fshati Tomoc historikisht si fshat është i njohur që nga kohët e hershme. Këtë e dëshmon edhe vetë historiku i toponimit, pra emri i tij. Sipas regjistrit kadastral të Shkodrës, të vitit 1485, Tomoci në atë kohë është i regjistruar me emrin Otomançe.

Me emrin Otomançe është e regjistruar edhe një pronë, një livadh. Këto dhe regjistrime të tjera i gjejmë me emrin “Otomançe”, në datën 1 Muharrem (sipas kalendarit hënor) – 4 nëntor 1853.  (Dr. Hatixhe Ahmedi, Sanxhaku i Pejës sipas sallnamesë (1896) dhe tapive osmane (1868-1912), në Vjetar, 49, f. 460. Prishtinë.)

Po ashtu në dokumentin e paraqitur gjejmë se, nje nga agallarët e nahijes së Pejës ishte dhe Hasan Aga, me prona tokë edhe në fshatin Tomoc të Istogut. Hasani ishte menaxhues i tokave në fshatin Tomoc (Otomançe- sipas dokumentit osman), të nahijes së Pejës, Sanxhaku i Shkodrës. Trashegues i babait të tij të njerë Jusufit. 24/09/1180h  /1778 m.                                                                      Nga: Ma.Vehbi Shatri

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...