21/10/2024

Klubi “Demokracia Konservatore”

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Të dashur dhe të respektuar miq,
Duke pasur parasysh zhvillimet e hovshme politike, ekonomike, kulturore e ideologjike në vendin tonë si dhe sfidat e mëdha me të cilat po ballafaqohet individi, familja e shoqëria, pas një konsultimi përmbajtësor kemi ardhur në përfundim se është i nevojshëm organizimi i një strukture sociale e kulturore e cila i ofron shoqërisë sonë alternativen, idetë dhe propozimet në pajtim me konceptet politike e kulturore të demokracisë konservatore.
Organizim i cili do të përballet me trendin që e tjetërson njerëzoren, e zhvesh njeriun nga besimi në Zot, nga trashëgimia tradicionale kombëtare e kulturore dhe nga vlerat familjare.
Me Besimin në Zot, me synimin për fuqizimin e vlerave kombëtare e fetare, me qëllim të ruajtjes së familjes tradicionale dhe promovimin e moralit të mirë individual e kolektiv kemi vendosur për themelimin e Klubit “Demokracia Konservatore”.
Klubi “Demokracia Konservatore” është organizim qytetar dhe përpjekje për bashkimin e intelektualëve, aktivistëve dhe qytetarëve rreth vlerave që i kultivon demokracia konservatore si koncept politik e kulturor.
Është koncept i cili grumbullon rreth vetes individët që bashkohen rreth vlerave konservatore pa dallime partiake, fetare, krahinore apo nacionale.
Klubi vepron si organizim qytetar me aktivitete sociale, kulturore e politike por nuk është organizatë partiake. Për çështje të interesave të përgjithshme që janë pjesë ideore e konceptit të demokracisë konservatore bashkëpunon me organizata jo qeveritare dhe parti politike duke synuar avancimin e këtyre koncepteve dhe mbrojtjen e kauzave.
Klubi “Demokracia Konservatore” formohet për ti promovuar vlerat e mira që burojnë nga Besimi në Zot, nga tradita jonë kombëtare, fetare e kulturore si dhe nga familja si qelizë bazë e shoqërisë sonë, vlera mbi të cilat forcohet e ardhmja jonë nacionale dhe ruhet kohezioni social në shoqërinë tonë.
Klubi synon që përmes debatit publik, tubimeve e diskutimeve publike të propozojë vazhdimisht alternativa të natyrës politike, sociale, kulturore dhe ekonomike si zgjidhje për situatën e rënduar që është shteti dhe shoqëria jonë.
Duke synuar forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Klubit, ftojmë të gjithë të interesuarit për bashkëpunim pa marrë parasysh bindjet e tyre politike e ideologjike. Kontributi i çdo njërit do të vlerësohet dhe do të jetë në dobi të shoqërisë dhe vendit tonë!
Me Besim në Zot, me bindje për ti shërbyer vendit dhe me shpresën se do të jemi në shërbim dhe në dobi për komunitetin po e nisim realizimin e këtij projekti.
Me respekt,
Abdullah Klinaku
Këshilli Themelues
Klubi “Demokracia Konservatore”
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...