29/05/2024

Kryqi i Kuq: Autokolonat e ICRC-së humanitare janë qëlluar me armë zjarri në Gaza

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka njoftuar se autokolona e tij humanitare është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Gazës, transmeton Anadolu.

Organizata në një deklaratë me shkrim tha se ICRC-ja është thellësisht e shqetësuar që autokolona e saj humanitare në qytetin e Gazës ra nën zjarr të martën”, tha organizata në një deklaratë.

“ICRC-ja u kujton palëve detyrimin e tyre sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare për të respektuar dhe mbrojtur punëtorët humanitar në çdo kohë”, tha ICRC-ja.

Në deklaratë njoftohet se dy kamionë janë dëmtuar dhe një drejtues i mjetit është plagosur, por nuk specifikohet burimi i të shtënave.

Kreu i delegacionit të ICRC-së në Gaza, William Schomburg, tha se “këto nuk janë kushtet në të cilat personeli humanitar mund të punojë”.

“Ne jemi këtu për të sjellë ndihmë urgjente për civilët në nevojë. Garantimi që ndihma jetike mund të arrijë objektet mjekësore është një detyrim ligjor sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Schomburg.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...