Duke parë gjendjen katastrofale në Rripin e Gazës, Gjermania e gatshme të ofroj ndihmë të menjëhershme humanitare prej 50 milionë eurosh.
Gjermania po përqëndrohet të furnizojë me ushqime popullsinë civile që vuan dhe të përmirësojë kujdesin shëndetësor, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pas një takimi me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi të enjten.
“Ne po përgatitemi që të dërgojmë ekipe mjekësore në Gaza dhe të krijojmë mundësi që të trajtohen fëmijë të plagosur rëndë”, shtoi Baerbock.
Ministrja e Jashtme vlerësoi premtimin e Jordanisë për një ndihmë të menjëhershme 5 milionë dollarë për popullatën civile në Rripin e Gazës. “Apeloj tek të gjithë në rajon, sidomos tek shtetet e Gjirit që të ndjekin këtë shembull të rëndësishëm”, tha Baerbock.
Të premten pritet të hapet kufitare e Rafahut që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës.\DW\