13/03/2025

Hoti dyshon se Qeveria Kurti i ka keqpërdorur paratë e shtetit: Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka pyetur se çfarë është bërë me 8.63 miliardë euro që Qeveria e Albin Kurtit i ka pasur në menaxhim në tri vjetët e fundit.
Ai thotë se asnjë shenjë nuk shihet ku janë harxhuar këto mjete, duke theksuar se “nuk ka ndonjë autostradë të rë, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja”.

“ 3 vite mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara. 8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë). As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja. Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka shkruar Hoti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...