19/09/2024

I mbijetuari i gjenocidit, tani duke shkruar faqet e arta të Bosnjës dhe Hercegovinës në Basketboll

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 

Një nga ata që janë pjesë e ekipit të Bosnjë-Hercegovinës e cila po bën mrekulli në Eurobasket është Emir Sulejmanoviç nga Srebrenica.

Qendra e krahut të Bilbaos kishte një fëmijëri të vështirë. Sulejmanoviç lindi në pyllin midis Zhepës dhe Srebrenicës më 13 korrik 1995. Ai i mbijetoi gjenocidit në Srebrenicë dhe sot është një sportist shembullor. Merr pjesë rregulisht çdo vit në Marshimin e Paqes në Potoçari. “Është detyra ime, të mos harroj nga jam. Këtu ndihem si në shtëpinë time. Kam shumë familje këtu. Sa të jem gjallë, do të kthehem në Srebrenicë”, kishte thënë Sulejmanoviç në një intervistë për Federalna. Ai mezi kujton nënën e tij, ajo vdiq kur ai ishte katër vjeç. Me babanë Nexhatin marrin pjesë bashkarisht në Marshimin e Paqes.

Këtë vit ai mori pjesë në funeralin kolektiv në Qendrën Memoriale. “Kishin rënë predha nga të gjitha anët, kërkoja një vend ku të fshihesha, të mbijetoja. Nëna ime e ndjerë ishte shtatzënë në atë moment, më lindi në pyll. Gjithashtu do të doja të përfitoja nga ky rast për të falënderuar njerëzit që e ndihmuan atë për ta kaluar këtë sprovë në mënyrën mëntë mirë. Mjeku më pa për herë të parë pas një apo dy muajsh”, tha Sulejmanoviç.

Babi Nexhati e pa atë për herë të parë vetëm pas një viti. Ai ishte në kamp. “Babai im u kap si rob lufte. Pasi u largua nga kampi, ai shkoi në Finlandë. Ne u bashkuam me të pas tre muajsh. Më thonë se e kisha frikë si foshnjë, nuk e njihja, nuk e dija kush ishte ai burrë”. Sulejmanoviç është rritur në Finlandë, ka luajtur edhe për ekipet më të reja atje. Karrierën profesionale e ka nisur në vitin 2011 te Union Olimpia, një kohë ka qenë edhe te Barcelona, ​​ndërsa në sezonin 16/17 ka luajtur edhe për Cibonën. (Saff/Radiosarajevo)

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...