12/11/2025

IPK heton reagimin policor në Qendrën e Numërimit të Votave në Mitrovicë të Jugut

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetimet pas një ankese të pranuar lidhur me reagimin e zyrtarëve policorë në Qendrën Komunale të Numërimit të votave (QKN) në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit zyrtar, ankesa dhe informatat janë pranuar mbrëmjen e djeshme, pas çka hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar pretendimet se disa veprime hetimore janë ndërmarrë pa autorizimin e prokurorit kompetent.

“Hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprime paraprake hetimore për të verifikuar nëse zyrtarët policorë kanë vepruar pa autorizim të prokurorit”, thuhet në komunikatë, ku theksohet se veprimet po kryhen në bazë të autorizimeve ligjore të IPK-së, duke respektuar pavarësinë operacionale të Policisë së Kosovës.

Nga veprimet fillestare hetimore, dyshohet se gjatë reagimit dhe hyrjes së policisë në Qendrën e Numërimit nuk janë respektuar disa nga procedurat e përcaktuara me Planin Operativ të Policisë së Kosovës për procesin zgjedhor.

IPK ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, ndërsa do të përfshihen edhe konsultimet me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...