08/09/2024

Ish-ministri i Punëve të Brendshme: Bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm për sigurinë në veri

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërkombëtar për sigurinë në veri të Kosovës.
Në Klan Kosova, ai ka shtuar Qeveria e Kosovës e ka për obligim që të harmonizojë kërkesat e faktorit ndërkombëtar.

“Për krijimin e një sigurie të përgjithshme në Republikën e Kosovës është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërkombëtar dhe Kosova aktualisht e ka për obligim që në rrafshin strategjik të harmonizojë kërkesat që bashkësia ndërkombëtare ka këtu dhe një harmonizim i tillë është një garanci se perspektiva shkon drejt uljes së tensioneve”, ka thënë Gashi.

“Është shumë e rëndësishme sepse vendimet politike kanë impakt të drejtpërdrejtë për sigurinë në ato komuna”, ka thënë ai tutje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...