07/09/2024

Izraeli godet sërish kampin e refugjatëve Jabalia, ka dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dhjetëra persona janë vrarë dhe janë plagosur në bombardimin e dytë që ushtria izraelite ka ndërmarrë në 24 orët e fundit ndaj kampit të refugjatëve Jabalia në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, theksohet se ushtria izraelite bombardoi lagjen al-Faluja në kampin e refugjatëve Jabalia në të cilën jetojnë shumë persona.

Në pamjet e transmetuara në televizion, thuhet se janë shkatërruar disa ndërtesa shumëkatëshe.

Ushtria izraelite goditi edhe dje kampin e refugjatëve. Ministria e shëndetësisë në Gaza, njoftoi se në sulmin e ndërmarrë dje nga forca izraelite humbën jetën 100 persona. Edhe zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, deklaroi se sulmin e kanë kryer ata.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...