14/04/2024

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë:Duhet transparencë në Kuvend për emigrantët me Italinë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e dy kampeve për emigrantë në vendin tonë.

Në reagim, KASH e cilëson këtë marrëveshje politike, ndërsa sugjeron që të bëhet transparencë dhe çështja të diskutohet në Kuvend.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU) ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për zbarkimin dhe përpunimin e kërkesave për azil të refugjatëve që synojnë Italinë apo vende të tjera të Bashkimit Evropian, ka më tepër karakterin e një dokumenti politik dypalësh, në kuadër të marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve tona, se sa atë të një dokumenti që bazohet mbi të drejtën ndërkombëtare për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe, veçanërisht, të refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Gjithsesi, KASH do të sugjeronte që kjo marrëveshje, e cila ka ngjallur mjaft interes e debat në opinionin publik, si dhe në funksion të transparencës, do të duhej paraprakisht të shqyrtohej/diskutohej në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

KASH është i prirur të besojë se vlera e këtij veprimi politik dypalësh, midis një vendi anëtar të BE-së, si Italia, dhe një vendi kandidat të BE-së, si Shqipëria, është qëllimmirë, por zbatimi i saj në praktikë, nëse do të ndodhë, duhet të jetë në përputhje të plotë me dokumentet dhe praktikat ndërkombëtare për këto çështje, duke respektuar, në radhë të parë, Deklaratën Universale për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut si dhe Kartën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, por njëkohësisht dhe Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Është e domosdoshme që refugjatëve që do t’i drejtohen territorit të Italisë, që përkon me territorin e BE-së, tu mbrohet jeta dhe tu krijohen te gjitha kushtet e nevojshme për një trajtim të shpejtë, të barabartë dhe me dinjitet, siç e përcaktojnë dokumentet e rëndësishme dhe normat ndërkombëtare në fuqi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...