20/09/2024

Koci: Trupi i pajetë i Faton Hajrizit nuk është mbajtur në kushte të duhura

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Avokati i cili është autorizuar që të merret me çështjen e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, Arianit Koci tha se nuk ka më dilema rreth identifikimit të tij.

Në një prononcim për media, Koci theksoi se qëllimi i autoriteteve serbe ishte që mos të dërgohej pështyma e nënës së Hajrizit, në mënyrë që atë ta varrosnin në Serbi tek varrezat sociale.

“Sot në mëngjes nëna e Fatonit e ka identifikuar kufomën, pra këtu më nuk ka dilemë se është trupi i Fatonit…Prej orës 13:30 është edhe autopsia. Lufta më e madhe e imja ka qenë më dërgu strishon apo pështymen gojore të nënës, për shkak se e pashë që autoritetet serbe kishin tendencë që ne mos ta dërgojmë këtë strisho dhe ata ta varrosin në varreza sociale Fatonin vetëm me një numër, pa u ditur varri i tij…Ne e kemi pasur një betejë thuajse dy javore dhe u krijua një situate që i solla para aktit të kryer”, tha Koci.

Ai tha se ka parë trupin e Faton Hajrizit, për çka deklaroi se gjendja e tij nuk ka qenë e mirë.

Koci vlerësoi se kufoma nuk është mbajtur në kushte të duhura.

“Trupi ka qenë i mbyllur hermetikisht, është hapur. Prapë dje është mbyllur hermetikisht tash prej transporterit…Dje e kam parë trupit, më lejuan, gjendja e trupit nuk ka qenë e mirë…Unë vlerësoj që nuk është mbajtur në kushte të mira, por nuk jam ekspert i asaj lëmie…Nuk e besoj që sot do të kryhet kjo procedurë sonte (dorëzimi i trupit tek familjarët)”, potencoi Koci.

Edhe drejtori i Departamentit të Laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, ka konfirmuar se familjarët e Faton Hajrizit e kanë identifikuar trupin e tij.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...