12/10/2024

KOHA NË RAMAZAN

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Si të shfrytëzojmë kohën këto ditë?

– Zgjohuni para agimit dhe kaloni kohë deri në agim në namaz, dhikër dhe kërkim falje.
– Kur të hynë koha e namazit sabahut, shkoni dhe faluni me xhemat në xhami me familjarët tuaj.
– Gjatë këtyre ditëve, mësoni familjen tuaj për rregullat që kanë të bëjnë me namazin me xhemat (që të mos kalohet imami, rregulli për ata që vonohen në xhemat etj.), rregullat e agjerimit…
– Pas namazit lexoni dhikrin që është përmendur në Sunnet (sidomos inkurajoni fëmijët tuaj në këtë dhikër).
– Bëre dhikrin në mëngjes dhe në mbrëmje.
– Falni të gjitha namazet e tjera në mënyrën e lartpërmendur, me ezan dhe me xhemat.
– Lexoni së bashku literaturë të dobishme të paktën një herë në ditë pas namazit.
– Shfrytëzoni kohën për të mësuar një person sa më shumë që të jetë e mundur për fenë, p.sh. duke dëgjuar leksione çdo ditë (në xhami ose internet).
– Falni sa më shumë namaze nafile, veçanërisht namazin e teravive.
– Falni edhe namaze nafile të përgjithshme, të cilat kryhen në çdo kohë.
– Dërgoni çdo ditë ligjerata të dobishme fetare për miqtë tuaj dhe shokët jofetarë.
– Shtone bamirësinë ndaj njerëzve të tjerë, veçanërisht ndaj të afërmve, dhe përpiquni të jeni të dobishëm për të tjerët…

E lusim Allahun e Madhëruar të na ndihmojë në këto ditë të bekuara të Ramazanit!

Përgatiti: Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...