Glauk Konjufca, mandatar i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për kryeministër.
Pas këtij dështimi, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, transmeton Telegrafi.
Pro Konjufcës votuan 56 ,kundër votuan 53 dhe katër deputetë abstenuan.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt 2025. LVV doli partia e parë, PDK e dyta, dhe LDK e treta.
Që nga 9 shkurti, vendi ka mbetur pa krijimin e institucioneve të reja.






