13/10/2025

KQZ refuzon certifikimin e 7 OJQ-ve, kërkon transparencë financiare

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur të hënën, ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar për të moscertifikuar shtatë organizata joqeveritare dhe vëzhguesit e tyre për zgjedhjet e 12 tetorit.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ngriti çështjen e burimeve të financimit të vëzhguesve.

Ai theksoi se është e domosdoshme të dihet nëse vëzhguesit janë vullnetarë apo të paguar, dhe nëse paguhen, nga vijnë mjetet financiare.

“Nëse vëzhguesit paguhen, duhet të dihet qartë prejardhja e mjeteve. Transparenca për fondet është e domosdoshme, pasi çdo shfrytëzim i mjeteve publike lidhet drejtpërdrejt me interesin publik”, tha Kurteshi.

Ai shtoi se edhe pagesat simbolike për një numër të madh vëzhguesish, siç është rasti me 259 persona, përbëjnë një shumë të konsiderueshme, e cila duhet të jetë e justifikuar dhe e dokumentuar.

Në të njëjtën mbledhje, KQZ miratoi gjithashtu procedurat për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) në kuadër të zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Dokumenti i miratuar përshkruan në mënyrë të detajuar të gjitha proceset dhe aktivitetet që do të zhvillohen në QNR.

Në QNR do të realizohet numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta, atyre nga jashtë Kosovës, si dhe rinumërimi eventual i vendvotimeve sipas vendimeve të KQZ-së, PZAP-së dhe Gjykatës Supreme.

Po ashtu, aty do të bëhet tabulimi dhe publikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...