Shkruan Amir Shabani
I dërguari special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, diplomati Miroslav Lajçak të premten do udhëtojë për në Prishtinë dhe Beograd së bashku me këshilltarët e presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz për t’i shfaqur mundësitë e progresit të këtij dialogu.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz u bënë një lutje të re liderëve të Serbisë dhe Kosovës për të thyer një ngërç në bisedimet për të përmirësuar marrëdhëniet ndërshtetërore derisa kontinenti përballet me krizën e tij më të keqe të sigurisë në dekada.
Në një letër të përbashkët drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, liderët evropian u kërkuan homologëve të tyre ballkanikë që të lëvizin mosmarrëveshjet e kaluara në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në Evropë.
Në letër, mes tjerash nënvizohej se kundërshtarët ballkanikë duhet të tregojnë vendosmëri maksimale dhe gatishmëri për të marrë vendime të vështira.
Së bashku me BE-në, SHBA-të kanë qenë të rëndësishme në bisedime, madje aktorët kyç në konfliktet ballknike, ku së fundi kanë arritur të zbutin një shpërthim muajin e kaluar që përfshinte rregulloret e Kosovës për ID-të dhe targat.
Shkruan Amir Shabani