Mësuesja Remzije Lezi sot ka shkuar në shkollë sic ka vepruar edhe herave të tjera , kesaj radhe është lejuar të hyn mbrenda ambientit të shkollës.
“Kam ardhur brenda në shkollë jam, më kanë leju me hy por drejtori erdhi më herët dhe më tha nuk mundem me të lanë këtu më këtë uniforimë”, ka thënë shkurt, Lezi për Infokus.
Pra drejtori i shkollës, Liman Bytyçi, edhe një herë i ka tërhequr vërejtjen mësueses që në bazë të vendimit të marrë nuk mund ta lejojë atë të qëndrojë në shkollë e as të japë mësim.
Mësimdhënësja që me 2 shtator u largua nga puna si arsyetim për mbajtjen e uniformës fetare momentalisht po vazhdon të qëndrojë brenda objektit shkollat mirëpo i është kërkuar të largohet nga objekti.
I pari i Suharakës Bali Muharremaj ditë më parë tha se do të veproj sipas udhezimit administrativ dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, mirëpo deri më tani nuk ka donjë levizje të kryetarit Muharremaj/rti