14/09/2024

Miliarderi polak planifikon të padisë Metan për reklama të rreme

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Miliarderi polak Rafal Brzoska dhe bashkëshortja e tij po planifikojnë ta padisin Metan, për reklama të rreme në Facebook dhe Instagram, të cilat paraqesin fytyrën e tij bashkë me informacione të rreme që qarkullonin në platformat e mediave sociale. 

Padia e planifikuar do të ishte një tjetër në një seri padish të ngritura në nivel global për të mbajtur gjigandin e internetit përgjegjës për reklamat që vazhdojnë të shfaqen edhe pasi përdoruesit ta informojnë kompaninë për problemet.

Një zëdhënës i Metas ka thënë se kompani heq reklamat e rreme nga platformat e saj posa merr informata për to dhe punon me autoritetet lokale për t’i ndjekur mashtruesit.

Brzoska, krijues i kompanisë polake “InPost”, ka thënë se e ka njoftuar Metan për problemet në fillim të korrikut, por se nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje. “Ne kemi në plan ta ngremë një padi private kundër Metas … nuk kemi vendosur ende se cilës gjykatë do t’i drejtohemi. Do ta vendosim në javët e ardhshme”, ka thënë Brzoska për Reuters.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...