22/12/2024

Nga 26 ulet në 22 vite burg, dënimi për Salih Mustafën

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata e Apelit në Speciale ka vendosur për uljen e dënimit për katër vjet, nga 26 në 22 vjet burgim, për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Apeli ka ulur dënimin për Mustafën në disa prej veprave për të cilat akuzohet.

Kryetarja e trupit gjykues Michele Picar, ka thënë se Paneli i Apelit ka konstatuar se trupi gjykues ka zbatuar kriteret e sakta për vlerësimin e ekzistencës së konfliktit të armatosur jo-ndërkombëtar në Kosovë.

Sipas saj, Mustafa nuk ka arritur të vërtetoj se trupi gjykues gaboj në konstatimin se nga maji i vitit 1998 UÇK-ja kishte karakteristika të mjaftueshme të një grupi të armatosur të organizuar që ishte në gjendje të përfshihet në një konflikt të armatosur.

“Paneli i Apelit rrëzon kundërshtimet e zotit Mustafa”, ka thënë Michele Picar, duke theksuar se Paneli i Apelit i caktoi 22 vjet burgim dhe anuloi dënimin e njësuar me 26 vjet për Sali Mustafën, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Nis seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës, pritet vendimi i Apelit

Në Hagë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës ku pritet të jepet vendimi i Apelit. Kryetarja e turpit gjykues ka thënë se ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në prani të akuzuarit.

Kryetarja e trupit gjykues Michele Picar, në fillim të seancës tregojë argumentet e trupit të gjykatësve të Apelit. Ajo ka theksuar se ky është “hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe llogaridhënies”.

Kryetarja e trupit gjykues, ka thënë se trupi gjykues e dënoj Sali Mustafën me dënim të njësuar prej 26 vjet burgim në të cilin llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Sipas saj, gjatë shqiptimit të dënimit trupi gjykues ka theksuar se Mustafa është gjykuar për përgjegjësin e tij individuale dhe në këtë proces në asnjë moment nuk gjykohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Salih Mustafa ndodhet i pranishëm në sallën e gjyqit.

Mustafa u arrestua nga Specialja më 24 shtator 2020. Trupi gjykues i Themelores së Speciales më 16 dhjetor 2022 e shpalli atë fajtor për krimet e lufte përfshirë ndalimin arbitrar, torturën dhe një vrasje të paligjshme duke e dënuar me 26 vjet burgim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...