26/11/2025

Ngjarje e rëndë në Gadime të Lipjanit: Gruaja goditet me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti i saj përkundër që kishte urdhër mbrojtjeje

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në fshatin Gadime e Ulët, ku një grua është sulmuar brutalisht me sëpatë brenda shtëpisë së saj nga ish-bashkëshorti, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtjeje aktiv.

I dyshuari, K.E nga Suhareka, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një veturë Renault të kuqe dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Sipas informatave fillestare, viktima ka pësuar lëndime serioze në pjesën e kokës dhe është dërguar për trajtim mjekësor emergjent, ndërsa gjendja e saj shëndetësore po monitorohet nga ekipet mjekësore.

Policia ka nisur një operacion kërkimi në disa zona, duke vendosur pika kontrolli dhe duke bërë apel për bashkëpunim qytetar, në rast se dikush ka informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit.

Ngjarja rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun real që paraqesin rastet e dhunës në familje, sidomos kur urdhëresat mbrojtëse nuk respektohen.

Hetimet janë duke vazhduar dhe autoritetet pritet të japin detaje shtesë gjatë orëve në vijim.

 

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...