07/09/2024

Një grua ka rënë nga Ura e Fshajt në Gjakovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjatë ditës së sotme një grua raportohet se ka rënë nga Ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se njësitet policore dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa është informuar edhe Njësia për Kërkim-Shpëtim.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë.

Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim”, tha ai.

Sipas tij, “në këto çaste edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e saj”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...