Një person ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku, që ka ndodhur në dalje të autostradës Bresje – Fushë-Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 01:00, datë 11.11. 2025, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në dalje të autostradës në Bresje – Fushë-Kosovë. Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, ka deklaruar ai.
Ai shtoi tutje se Policia është marrë me procedurat në vendngjarje. /Zëri






