Shumica e shkollave sot në Kosovë nuk kanë filluar procesin mësimor, kjo për shkak të grevës së filluar nga SBASHK-u.
Por vendimin për grevë nuk e ka respektuar shkolla e mesme e mjekësisë në Prishtinë “Dr. Ali Sokoli”.
Kështu ka bërë të ditur kjo shkollë në një njoftim të publikuar një ditë më parë, ku ka njoftuar se procesi mësimor do të nis sipas rregullave.
“Të nderuar nxënës dhe prindër, Ju njoftojmë që shkolla e mesme e mjekësisë” Dr. Ali Sokoli ” nesër me datën 01.09.2022 fillon procesin mësimor. Të gjitha paralelet e X-ta dhe paralelet XI 1,2,3,4 mësojnë në ndërrimin e pasdites( 13:40-19:35) Ndërsa paralelet e XII-ta dhe XI-ta 5,6,7 mësojnë në ndërrimin e paradites(8:00-13:20)”, thuhej në njoftim.