24/11/2024

Orban i kërkon Zelenskyt të shqyrtojë “armëpushimin e shpejtë” në Ukrainë

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri hungarez Viktor Orban i cili po qëndron për vizitë në Kiev, raportohet t’i ketë thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se armëpushimi në vendin e tij do të ndihmonte në përshpejtimin e negociatave për paqe me Rusinë.

Orban që është një prej liderëve evropianë që mbështet më së shumti regjimin e Vladimir Putinit në Rusi, po qëndron në Kiev – ku është takuar me presidentin ukrainas.

Në një konferencë të përbashkët Orban i sugjeroi presidentit ukrainas një armëpushim të shpejtë në Ukrainë që do të mund të përshpejtonte bisedimet për paqe me Rusinë.

Ai gjithashtu tha se Hungaria do të dëshironte marrëdhënie shumë më të mira dypalëshe me Ukrainën, dhe se vendi i tij është i gatshëm të marrë pjesë në modernizimin e ekonomisë së Ukrainës.

Orban thekoi se Hungaria do të jetë në dispozicion të Ukrainës në rolin e saj aktual si president i radhës i Këshillit të BE-së, duke theksuar se paqja është e rëndësishme për të gjithë Evropën. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...