29/06/2024

Osmani udhëton në Shkup, merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Osmani do të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në këtë Samit, presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Përgjatë qëndrimit në Shkup, Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera, njofton Presidenca.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...