Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, me të cilin kanë biseduar për angazhimin e përbashkët për stabilitet dhe siguri rajonale.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se kanë diskutuar edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë.
“Me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, takimi ynë në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.