17/05/2025

Putin njofton samitin e parë ruso-arab që do të zhvillohet më 15 tetor

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se Moska po organizon samitin e parë ruso-arab më 15 tetor, transmeton Anadolu.

Në një mesazh që shënon përurimin e seancës së 34-të të Samitit të Ligës Arabe, Kremlini tha se presidenti Putin ftoi zyrtarisht liderët e të gjitha vendeve anëtarë të Ligës Arabe për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Putin theksoi synimin e Rusisë për të mbajtur dhe zgjeruar dialogun konstruktiv me Ligën Arabe, si dhe për të nxitur marrëdhënie miqësore me të gjithë anëtarët e saj.

“Ftoj përzemërsisht të gjithë liderët e vendeve anëtare të organizatës suaj të nderuar, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, të marrin pjesë në samitin e parë ruso-arab, të cilin ne synojmë ta organizojmë më 15 tetor”, tha Putin.

Presidenti rus shprehu besimin se samiti i ardhshëm në muajin tetor do të përforcojë ndjeshëm bashkëpunimin shumëpalësh me përfitim reciprok midis dy palëve, duke promovuar kështu paqen, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë rajonet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...