23/12/2024

Rama: Presim që ndërtimi për Spitalin e Prishtinës të fillojë vitin tjetër

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe pritet që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023.

Kështu bëri të ditur të enjten kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë, Izet Sadikun, vizituan lokacionin e dedikuar për ndërtimin e këtij spitali.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.

“Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku, vizituam lokacionin e dedikuar për ndërtimin e objektit. Janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. Punimet për Spitalin e Kryeqytetit janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”, shkroi ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...