06/09/2024

Rikthimi i shtetësisë së Kosovës, Sahiti nga MPJD: Nga 370 euro sa ishte tarifa më e lartë, tani pa pagesë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla një ditë më parë ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Kosovës që për arsye të ndryshme kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës mund ta rikthejnë atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa asnjë pagesë.

Gërvalla tutja theksoi rikthimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik.

E lidhur me rikthimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, ka shkruar sot edhe këshilltari në MPJD-së, Leutrim Sahiti.

Ai në një postim në Facebook bën të ditur se rikthimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës tani pa pagesë.

“370, 250 dhe 200 euro, ishin tarifat për rikthimin e shtetësisë së Kosovës, varësisht nga shteti ku bëhej aplikimi. Sot mërgimtarët mund të rikthejnë shtetësinë e Kosovës, shpejtë, lehtë dhe pa asnjë pagesë”, shkruan ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...