18/10/2024

Shqipëria pritet të përdorë dronët Bayraktar në luftën kundër kultivimit të kanabisit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se kultivimi i paligjshëm i kanabisit është një prej veprimtarive kriminale të zhvilluara në Shqipëri.

Për ABC News, Balla u shpreh se këtë vit janë asgjesuar mbi 300 mijë rrënjë në të gjithë vendin.

Ndërkohë, Balla shtoi se vitin e ardhshëm, do të përdoret teknologji më e avancuar në luftën kundër kanabisit, ku do të ketë edhe dronë Bayraktar.

“E vërteta është që kultivimi i paligjshëm i kanabisit është një prej veprimtarive kriminale të zhvilluara në vend. Rezultatet e këtij viti, janë shfarosëse. Jo se kemi arritur të shkulim çdo rrënjë, por kemi tejkaluar 300 mijë rrënjë të asgjësuara. Po ashtu edhe rezultatet e kanabisit të sekuestruar janë të larta”, tha Balla.

“Ajo që është bërë në mënyrë profesionale këtë vit është se në shumë raste janë ndjekur këmbë pas këmbe kultivuesit, për t’i ndëshkuar për të mos u rikthyer ky fenomen vitin e ardhshëm. Dhe këtu gjej rast të falenderoj për bashkëpunim edhe Guardia di Finanza me të cilën kemi arritur të kontrollojmë çdo pëllëmbë në vend. Vitin e ardhshëm për fat të mirë do kemi mundësi të përdorim edhe teknologji më të avancuar, do kemi edhe dronët ‘Bayraktar’”, shtoi ministri.

“Sateliti të ofron mundësinë e kontrollit të çdo centimetri, por dronët do kemi mundësi t’i përdorim në kohë reale”, tha Balla.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...