Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Në një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se më shumë se kurrë më parë është i nevojshëm dialogu mes palëve.
Ministrja thekson se dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi.
“Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është momenti kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, shkruan Xhaçka.
Më herët reagoi edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i cili pati një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani. Begaj shprehu shqetësimin për situatën në veri të Kosovës. Ai inkurajoi vazhdimin e dialogut mes palëve, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, garantuar nga NATO. /Telegrafi/