12/11/2025

Skandali me rezervat shtetërore, Prokuroria Speciale ngre aktakuzē ndaj ministres Rozeta Hajdari

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres sē Tregtisë, Industrisē e Ndërmarrēsisē,Rozeta Hajdari.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet ministrja Hajdari.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se sapo ta ketë pranuar tē plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohet për media.

Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale nē Gjykatēn Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media. Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën m të vështirë – sigurimin e rezervēs shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022″, ka shkruar ajo.

Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte pēr miell, sheqer e vaj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...