23/02/2024

Të dyshuarit për krime lufte në Bosnje i jepet nënshtetësia nga Putini

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar të martën një dekret për dhënien e nënshtetësisë ruse për Ratko Samacin, i cili akuzohet për krime të rënda lufte në Banja Luka dhe Kljuq. Ekstradimi i tij u kërkua nga Bosnja dhe Hercegovina.

Agjencia shtetërore ruse TASS njoftoi se në vitin 2016, prokuroria ruse refuzoi ekstradimin e Samacit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Samaci shkoi në Kurgan, një qytet në Uralet Jugore në Rusi, më 1999 për të marrë trajtim. Ombudsmeni i atëhershëm rus i të drejtave të njeriut, Ela Pamfilova, kërkoi që kërkesa për ekstradim të zbatohej.

Gjykata e Bosnjës e akuzon Samacin për kryerjen e një vrasjeje të trefishtë në Banja Luka në vitin 1993 dhe krime kundër popullatës civile në Kljuq si anëtar i Ushtrisë së Republika Srpskas (VRS).

Në persekutimin e popullatës joserbe në Kljuq, më shumë se 150 civilë boshnjakë u vranë dhe disa prej tyre u arrestuan dhe u rrahën ilegalisht. Përveç Samacit, Putini nënshkroi dekret për dhënien e nënshtetësisë për 43 persona të tjerë. /koha

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...