27/12/2024

Tension në Kuvendin e Shqipërisë, mazhoranca voton projektligjet brenda 12 minutave

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar sot me tension pasi deputetët e opozitës, pjesë e grupimit të Sali Berishës, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Duke mbajtur pankarta në duar deputetët nuk kanë lejuar zhvillimin e seancës normale.

Nën zhurmën e bilbilave, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kaloi direkt në votimin e pikave të rendit të ditës.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, tentoi të shkonte drejt kryeministrit Rama me një pankartë në duar, ku shkruhej “Vrasësi i demokracisë”.

U desh ndërhyrja e Gardës që të normalizonte situatën.

Ndërkohë që seanca u mbyll brenda pak minutash, pas votimit të projektligjeve nga mazhoranca. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...