26/12/2024

Thirrje që të mos votohet Projektligji për KPM-në: Lëvizja Vetëvendosje do që ta “kap” sektorin medial

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari, i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të mos votohet Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media i cili është në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit.

Përmes një konference për media para fillimit të seancës, Kusari deklaroi se “projektligji është iniciuar nga LVV jo për me rregullu sektorin medial, por për me kap atë”.

“Prandaj edhe nenet më problematike janë ato që ndërlidhen me Komisionin e Pavarur për Media edhe me mediat online. Nëse ky projektligj sot aprovohet, VV do ta mbush KPM-në me militanta të flaktë të tyre, do të sigurohet që ata do të kenë mandat deri në një dekadë nëse i binden partisë e nëse nuk i binden do të kenë mundësi ligjore që lehtësisht ta shkarkojnë komisionin. Lidhur me mediat online qëllimi fillestar i partisë është që t’i kontrollonte mediat online përmes KPM dhe kur e pa që një gjë nuk është e mundur ligjërisht e ka propozu njëlloj regjistrimi por që është aq keq i rregulluar sa që do të shkaktojë kaos ligjor dhe në praktikë nuk do të funksionojë. E ftojmë LVV që të mos e votojë këtë projektligj i cili i shkel standardet e Evropës dhe kërkojmë që draftimi i tij të bëhet përmes një grupi punues siç është rekomanduar nga Këshilli i Evropës”.

Ndërsa Rexha e ftoi opozitën të jetë më e zëshme në kundërshtimin e saj për këtë projektligj.

“Kemi parë diskutimet që janë bërë për KPM, kur KPM ishte thirrur në dëgjimin mbikëqyrës që nuk ka pasur interesim të opozitës për të qenë pjesë. Shumëherë deputetë të opozitës kanë munguar kur është diskutuar për ligjin e KPM. Nuk ka pas përfshirje të tyre për ta ngritur zërin kundër këtij ligji. Kemi pritur zë më të fuqishëm të opozitës”, theksoi ai.

Theksojmë se BE-ja gjithashtu ngriti shqetësime për Projektligjin mbi Komisionin e Pavarur të Mediave, duke vënë në dukje se nuk reflekton shumicën e rekomandimeve nga një Opinion Ligjor i Këshillit të Evropës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...