Festimet u shndërruan në përleshje me policinë në të gjithë Parisin pasi përpjekjet e Marine Le Pen për të sjellë në pushtet të djathtën ekstreme u bllokuan në zgjedhjet franceze.
Fronti i Ri Popullor i Majtë (NFP) doli si forca dominuese në Asamblenë Kombëtare pas zgjedhjeve të së dielës, duke mundur partinë Tubimi Kombëtar (RN), e cila ishte në rrugën e duhur për t’u bërë qeveria e parë e ekstremit të djathtë në vend që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja.
Mbështetësit e partisë së majtë, në mazhorancë, mirëpritën me zë të lartë rezultatet parlamentare. Por shumë shpejt festimet u kthyen në trazira në kryeqytet.
Pamjet treguan fishekzjarre duke u hedhur ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe sheshi papritmas u mbush me njerëz, me njerëz që vraponin në të gjitha drejtimet për t’i shpëtuar gazit.
Është e paqartë nëse përleshjet u nisën nga mbështetësit e Le Pen apo votuesit e majtë, por çfarë dihet është se të paktën 30,000 policë ishin vendosur për të parandaluar dhunën në të gjithë vendin. /Telegrafi/