Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë është regjistruar në qytetin Kahramanmaraş të Turqisë, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit në faqen e internetit të Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) thuhet se tërmeti 5.3 ballë ka ndodhur në orën 12:19 me kohën lokale dhe me epiqendër zonën Göksun në qytetin Kahramanmaraş.
Mësohet se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 7 kilometrash./mesazhi.com