27/12/2024

Vazhdojnë protestat në Izrael kundër reformës gjyqësore të qeverisë Netanyahu

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Protestat në Izrael, të mbajtura në kryeqytetin Tel Aviv kundër reformës së diskutueshme gjyqësore të miratuar nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu, kanë vazhduar edhe mbrëmë, raporton Anadolu.

Mijëra izraelitë u mblodhën në Bulevardin Rothschild, një nga pikat më të frekuentuara të kryeqytetit Tel Aviv, me flamuj, pankarta kundër reformës, bori dhe bilbila.

Demonstruesit marshuan nga Bulevardi Rothschild në rrugën Kaplan, e cila është kthyer në një simbol të protestave kundër Netanyahut.

Gjatë marshimit, disa demonstrues hodhën pishtarët e tyre të ndezur drejt Ministrisë së Mbrojtjes.

Policia izraelite mori masa të forta sigurie gjatë gjithë marshimit. Demonstruesit u bllokuan nga policia teksa përpiqeshin të kalonin drejt arteries kryesore të Tel Avivit, autostradës Ayalon. Në disa momente ka pasur përleshje mes policisë izraelite dhe demonstruesve.

Ndryshe, projektligji që kufizon kontrollin e Gjykatës së Lartë mbi ekzekutivin në Izrael u miratua të hënën në parlament, pavarësisht reagimeve të opozitës.

Projektligji i heq autoritetin e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimet e qeverisë nëse ajo konsideronte se “nuk i shërbejnë interesit publik, janë të paarsyeshme ose krijojnë konflikt interesi”.

Gjykata e Lartë e Izraelit ka njoftuar se do të shqyrtojë kërkesat për anulimin e ligjit në shtator.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...