Raportohet se një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në bjeshkët e Junikut, ku dy persona kanë humbur jetën dhe sipas informacioneve të para, shkak dyshohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.
Viktimat janë Mic Tofaj, pronar i fabrikës së ujit “Juniku” dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se Prokurori i Krimeve të Rënda tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Njësitë përkatëse të Policisë tashmë kanë intervenuar dhe akoma nuk dihen rrethanat e rastit.